Kushtet e nxehta të motit dhe mungesa e shiut po krijon probleme tek shumë fermerë, të korrat e të cilëve po shkatërrohen
Ligatinat Donana të Spanjës ka qenë një zonë e pasur bujqësore për dekada dhe një strehë e kafshëve të egra për shekuj, por ndryshimet klimatike po e thajnë atë dhe i kanë vendosur autoritetet rajonale dhe kombëtare në një kurs përplasjeje.
“Lagunat varen drejtpërdrejt nga disa shtresa nëntokësore. Nëse lagunat zhduken, kjo është për shkak se nivelet e këtyre shtresave po bien. Dhe për këtë e kanë përgjigjen ndryshimet klimatike.”
Qeveria rajonale konservatore e Andaluzisë planifikon një amnisti që do të ofronte ujitje shtesë rreth Donanës, por kjo ka shkaktuar protesta nga ambientalistët. Ata shprehen se kjo gjë mund të rrezikojë rezervat nëntokësore. Fermerët gjithashtu janë shprehur kundër këtij plani sepse kjo mund të dëmtojë të korrat e tyre.
“Nëse ata e zvogëlojnë ndarjen tonë përgjysmë, ne automatikisht duhet të zvogëlojmë sasinë e të korrave. Kjo është matematikore sepse manaferrat kanë nevojë për ujin që u nevojitet. Ata nuk mund të rriten me më pak ujë. Kjo thatësirë, kjo mungesë shiu, po na bën që të kemi nevojë për më shumë ujë se zakonisht. Ka fermerë që po braktisin fermat e tyre.”
Por qeveria qëndrore ka deklaruar se kjo nuk është e vërtetë dhe shkencëtarët thonë se nxjerrja e ujit, e ligjshme dhe e paligjshme, po ndikon në biodiversitetin e parkut. Rajoni dhe më konkretisht provinca e Huelvës, ku ndodhet parku, prodhon 97% të frutave të Spanjës dhe është eksportuesi më i madh në botë i luleshtrydheve. Rezervati gjithashtu ka toka moçalore, pyje dhe është shtëpia e drerit dhe specieve të rrezikuara, duke përfshirë shqiponjën perandorake spanjolle dhe rrëqebullin iberik.
Ndërsa thatësira e zgjatur ka lënë rezervuarët e pellgut të lumit Guadalquivir në një të katërtën e kapacitetit, autoritetet e menaxhimit të ujit muajin e kaluar ulën sasinë e ujit. Në vitin 2022, Evropa përjetoi verën e saj më të nxehtë të regjistruar, përfshirë valët e të nxehtit, kushtet e thatësirës dhe zjarret, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus.
Klan News