Personi i angazhuar për marrëdhënie me publikun në kuadër të Ligës Shqiptare të futbollit në Austri, Vazhdi Bislimi, lidhur me turneun në fjalë, për Klan Maqedoni , deklaroi :
“Do të organizohet turneu tradicional me rastin e festave të Nëntorit më sakte me rastin e 28 Nëntorit Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptar. Në këtë turnir do të marrin pjesë 16 ekipe të ndara në katër grupe, Dy ekipet e para vazhdojnë garat në fazën tjetër që,do të luhet me sistemin e eliminimit. Skuadra fituese , vendi i dytë dhe i tretë do të shpërblehen me Kupa, do shpallet lojtari më mirë dhe portierin më të mire. Të gjitha ekipet do të përbëhen me futbollist nga mërgata shqiptare që jetojnë dhe veprojnë Austri” tha Vaxhid Bislimi , zëdhënës i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri
Sipas rregullores nga Këshilli organizativ ndeshjet e para pritet të fillojnë në orën 9:30, prandaj të gjitha ekipet pjesëmarrëse duhet të konfirmojnë praninë e tyre prej orës 9:00, në sallën ku do të mbahet turneu. Ndërsa të përfaqësuesit e ekipeve duhet të jenë në vendin e duhur që në orën 9:00.
Drejtuesit e Ligës Shqiptare të Futbollit nëAustri, ju dëshirojnë paraqitje dinjitoze në këtë turnir tradicional festiv. Le të fiton ekipi më mirë. /KlanMacedonia/