Liga Europa: Sonte mësohen tetë ekipet çerekfinaliste

Sot në program janë ndeshjet e kthyeses të 1/8 së finales së Europa Ligës ku edhe do të mësohen ekipet që do të kualifikohen në fazën tjetër të këtij kompeticioni të garave që organizohen nga UEFA.

Në të gjitha tetë ndeshjet e sotme të gjitha ekipet kanë qëllim të vetë për kualifikim në fazën tjetër. Në takim interesant pritet të zhvillohet mes Sllavia të Pragës me Milanin, pasi ndeshja e parë ka përfunduar me fitoren e italianëve 4-2.

Detyra më të lehta kanë skuadra si Olimpik Marseja, Roma e Liverpuli, që kanë siguruar fitore të pastra në ndeshjet e para të tyre. Pak më e vështirë do të jetë puna e Bajer Leverkusen i cili përballë Karabak të Xhixhës thuajse regjistroi humbjen e parë të sezonit në javën e kaluar.

Në fushë zbresin edhe Atalanta, që përballet me Sportingun e Lisbonës, ndeshja e parë ka përfunduar me barazim 1-1, Liverpuli pas barazimit 2-2 me Spartak Pragën sonte do të mundoihet që të siguron kualifikim për fazën tjetër të garave.

Në ora 18:43, takohen

Slavia Pragë-Milan (2-4)

Vijareal-Olimpik Marsejë (0-4)

Rejnxhërs-Benfika (2-2)

Uest Hem-Frajburg (0-1)

Në ora 21:00, takohen:

Atalanta-Sporting Lisbonë (1-1)

Brajton – Roma (0-4)

Liverpul-Sparta Pragë (5-1)

Bajer Leverkusen-Karabak (2-2)  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share