Liga Europa: Mbyllet faza e grupeve, mësohen të gjitha ekipet e para dhe të dyta nëpër Grupe

U luajtën mbrëmjen e sotme 8 sfidat e fundit të grupeve të Ligës së Europës, ku u regjistruan plot 19 gola. Arsenali dhe Roma nuk falën në shtëpi, duke triumfuar respektivisht ndaj Zyrih dhe Ludogorets. Si “topçinjtë” ashtu dhe skuadra e Murinjos, do të vijojnë aventurën në fazën tjetër të Ligës së Europës, duke qenë dy ndër ekipet pretendente për të fituar këtë trofe.

Në duelet e tjera spikasin fitoret e Betis, PSV, Bragës, Fenerbahçes dhe Union Berlinit. Sfida e vetme e mbyllur në barazim ishte ajo mes Rend he AEK Larnakës.

Rezultatet e raundit të gjashtë në të gjitha grupet

ARSENAL – ZYRIH 1-0

BODO/GLIMT – PSV 1-2

DINAMO KIEV – FENERBAHÇE 0-2

REN – AEK LARNAKA 1-1

REAL BETIS – HJK 3-0

ROMA – LUDOGORETS 3-1

ROJAL – UNION BERLIN 0-1

BRAGA – MALMO 2-1

FEYNORD – LAZIO 1-0

MIDTJYLLAND – STRUM GRAZ 2-0

MONACO – CRVENA ZVEZDA 4-1

OLYMPIAKOS – NANTES 0-2

QARABAG – FREIBURG 2-1

REAL SOCIEDAD – MANÇESTER UNITED 0-1

SHERIFF – OMONIA 1-0

TRANZANSPOR – FERENCVAROSH 1-0

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share