Liga Europa: Bayer Leverkusen – Atalanta takohen në finalen e 22 maj në Dublin

Pas zhvillimit të ndeshjeve kthyese të gjysmëfinales në Liga Europa mësohen dy skuadrat finalist të këtij kompeticioni që do të përballen në finale e madhe më 22 maj në “DUBLIN ARENA” në Dublin të Irlandës. Pra, ekipet finaliste janë Bayer Leverkusen dhe Atalanta .

Skuadra gjermane Bayer Leverkusen pas fitores 2-0 në transfertë në ndeshjen e parë “Olimpiko” të Romës, mbrëmë në cilësinë e vendasit barazoi 2-2, por falë rezultatit nga ndeshje pare siguroi finalen e 22 maj-it. Vendasit ishin në disavantazh prej 0:2 nga Roma, por që arritën ta barazonte 2:2 për t’u bërë gjithashtu klubi i parë në histori të futbollit me 49 ndeshje pa humbje në të gjitha garat.

Autor I golave pë Romën ishte, me Leandro Parades që i shënoi nga pika e bardhë për t’i dhënë epërsinë mysafirëve. Ndërsa pë vendasit shënuan Grimaldo autogol dhe Stani#iq në minutat shtesë të lojës

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër gjysmëfinale edhe Atalanta në finale u kualifikua duke shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Marseille me rezultat 3:0 dhe me rezultatin e përgjithshëm nga dy ndeshjet 4-1 pa probleme siguroi biletën për 22 maj në Dublin, ku zhvillohet finalja e madhe kundër gjermanve të Bajer Leverkuzen ku luan edhe shqiptari nga Kosova Granit Xhaka.

Autor të golave për vedasit ishin Ademola Lookman, Matteo Ruggeri dhe El Bilal Toure

Orari i ndeshjeve të finaleve të kompeticioneve që organizohen nga UEFA

Liga e Kampionëve: Finalja më 1 qershor në stadiumin WEMBLI në Londër

Real Madrid – Borusia Dortmun 21:00

Liga Europa: Finalja më 22 maj në “DUBLIN ARENA” në Dublin të Irlandërs

Bayer LEVERKUSEN – ATALANTA 21;00

Liga e Konferencës: Finalja më 29 maj në “Opap Arena” të Athinës Olympiakos – Fiorentina 21:00.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share