Nëntë ekipe kanë siguruar kualifikim në fazën e eliminimit
Tetë fitore të ekipeve vendase, katër barazime dhe katë fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 43 gola të shënuar është epilogu i raundit të pestë të UEFA Evropa Liga.
Roma dhe Mançester Junajted, nuk kanë falur, duke triumfuar respektivisht ndaj HJK dhe Sherif Tiraspol. Rrugën e rrjetës te “Djajtë e Kuq” e gjeti dhe Kristiano Ronaldo. Ndërkohë në sfidat e tjera, arritën të triumfonin edhe Crvena Zvezda, Nant, Real Sosiedad dhe Shtrum Grac. Ndërkohë 2 përballje u mbyllën në barazim. Kualifikim të sigurtë për fazën tjetër kanë: Arsenali dhe PSV nga grupi A, Fenerbahçe dhe Rennes nga grupi B, Betis nga grupi C, Royale Union SG nga Grupi D, Real Sociedad dhe Mançester United nga E, dhe Friburg nga grupi G, ndërsa shtatë emrat e ekipeve tjera do të mësohen në raundin e gjashtë të fundit që zhvillohet më 3 nëntor.
Rezultatet e raundit të pestë:
AEK Larnaca – Dyn. Kiev 3-3
Fenerbahce – Rennes 3-3
Lazio – Midtjylland 2-1
Ludogorets – Betis 0-1
Malmo FF – Royale Union SG 0-2
PSV – Arsenal 2-0
Union Berlin – Braga 1-0
Zurich – Bodo/Glimt 2-1
Crvena zvezda – Trabzonspor 2-1
Ferencvaros – Monaco 1-1
Freiburg – Olympiakos1-1
HJK – AS Roma 1-2
Manchester Utd – Sheriff 3-0
Nantes – Qarabag 2-1
Omonia – Real Sociedad 0-2
Sturm Graz –Feyenoord 1-0
Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia/