Liga e Parë: Vardari i pa fuqishëm kundër FC Shkupi, zhgënjen Gostivari dhe Voska Sport

Tre fitore të ekipeve vendase dhe dy të atyre mysafire me gjithsejtë 9 (nëntë) gola të shënuar dhe tre lojtar të ndëshkuar më kartonë të kuq është epilogu i pesë ndeshjeve të zhvilluara sot në xhiron e dytë të sezonit vjeshtor të kampionatit 2023/2024

Derbi mes dy skuadrave shkupjane Vardari dhe Shkupi që u zhvillua në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari, përfundoi me fitoren e skuadrës nga Çairi me rezultat 0-1, me një gol të vetëm të Niltinjos në minutën e 79. Vendasit përkundër përkrahjes së tifozëve edhe në këtë ndeshje dëshmoi se dy vitet e kaluar në ligëne dytë kanë lënë pasoj të dukshme.

Gostivari në debutimin e vet pas 10 viteve para publikut vendas në cilësinë e anëtarit të ligës së pare, totalisht zhgënjeu tifozët e vetë pasi pësoi disfatë të thellë 0-3 nda Tikveshit. Autor të golave ishin Gal Kurez (38’), Ibishi (51’), Ivanovski (64’).

Akademija Brera në Strumicë shënoi fitoren e dytë radhazi, kësaj radhe mundi ekipin e Voska Sport 2-0, me golat që i shënuan Kërstevski (18’) dhe Rufati (86’).

Sileksi para tifozëve vendas mundi Rabotniçkin 2-0 me golat e Kalanoskit nga penaltia (6’) dhe Ristovskit (22’)

Makedonija Gj.P mundi Bregallnicën e Shtipit 1-0 me një gol të vetë që e realizoi

Karachanakov në minutë 79 të lojës

Edhe në kë xhiro të dytë disiplina nuk ishte në nivelin e duhur pasi referat ndëshkuan katër futbollist me kartonë të kuq.

Ndeshja Shkëndija – Struga Trim Lum, luhet më 30 gusht

Pas dy xhirove të zhvilluara tabelën e klasifikimit e kryesojnë AK Brera dhe Tikveshi me nga 6 (gjashtë) pike.

Rezultatet e xhiros së dytë

Vardari – Shkupi 0-1

Akademija Brera – Voska Sport 2-0

Gostivari – Tikveshi 0-3

Makedonija Gj.P – Bregallnica 1-0

Sileksi – Rabotniçki 2-0

Shkëndija – Struga Trim Lum, luhet më 30 gusht. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share