Liga e parë: Tetova dhe Strumica në qendër të vëmendjes

TË GJITHA NDESHJET E JAVËS SË GJASHTË FILLOJNË NË ORA 16:00

Pesë ndeshjet e  sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor në program janë të dielën. Derbi zhvillohet në Tetovë, ku takohen Shkëndija – Makedonija Gj.P. Struga Trim Lum udhëton në Strumicë, ndërsa FC Shkupi udhëton në Shtip.

Shkëndija e Tetovës pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në Strugë, Strumicë dhe Kavadar, të dielën përfundimisht kthehet në në Tetovë ku pritet të ketë përkrahjen e armatës së madhe të tifozëve në një ndeshje mjaft të rëndësishme siç është ajo kundër Makedonija Gj.P.

  “Po është e vërtetë kjo dhe ndjehemi shumë të lumtur për këtë arsye sepse ndeshjet në Tetovë kanë një karakter tjetër dhe me tifozët tonë, me ndihmën e tifozëve tonë japim maksimumin dhe patjetër të arrijmë fitore. Kemi filluar një kampionat jo shumë stabil, por nga ndeshje në ndeshje do e marrim veten dhe do japim maksimumin për të arritur fitoret e duhura dhe për të arritur objektivat e klubit”, deklaroi për tv KlanM Mevlan Murati- Futbollist I Kf Shkëndija.

Trajneri i Makedonija Gj.P, Muharem Bajrami, është i vetëdijshëm se ekipin e tij  e pret një ndeshje e vështirë duke u bazuar në paraqitjet shumë të mira në garat  evropiane dhe cilësinë e futbollistëve të Shkëndisë.

Kemi analizuar ekipin kundërshtar, kemi parë pikat e forta dhe ato të dobëta të Shkëndijës. Dhe normal do të mundohemi që sa më pak gabime të bëjmë dhe të anulojmë ato forcat apo pika të forta që ka Shkëndija dhe do të mundohemi që shfrytëzojmë dobësitë që i ka kundërshtari”,deklaroi Muharem Bajrami – Trajneri I Makedonija Gj. P 

Lideri në renditjen e tabelës Struga Trim Lum pas pesë fitoreve të njëpasnjëshme të dielën është mysafire e Akademia Pandev. Bregallnica në Shtip është nikoqire e kampiont në fuqi  FC Shkupi, në Kratovë  takohen Sileksi – Tikveshi dhe në Autkomandë  Skopje – Pobeda. Rabotniçki është i lirë./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share