Liga e parë: Të shtunën dy përballje të javës së 21-të (VIDEO)

SHKUPI – AK.PANDEV NË KËRÇOVË, RABOTNIÇKI – SKOPJE NË VELES

Java e 21-të e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor hapet të shtunën me ndeshjet Shkupi – Akademia Pandev, që luhet në Kërçovë dhe takimi tjetër Rabotniçki – Skopje, që do të luhet në stadiumin e Velesit. Të dy ndeshjet e së shtunës fillojnë në orën 14:00.

FC Shkupi, pas fitores së madhe kundër Shkëndijës dhe disfatës kundër Sileksit në Kratovë, të shtunën, në javën e tretë të sezonit pranveror, ka një sfidë mjaft të vështirë me Akademia Pandev kur dihet se skuadra nga Strumica ka bërë ndryshime esenciale gjatë përgatitjeve dimërore. Zëvendës trajneri Arben Nuhiu pë Klan Maqedoni tha se fitorja në këtë ndeshje duhet të kthejë motivin për të vazhduar rrugëtimin drejtë titullit.

“Me të vërtetë ishte një fitore e madhe kundër Shkëndijës, pastaj një humbje e madhe kundër Sileksit, kështu që humbja kundër Sileksit na ka trondit pak, por futbolli kështu është, nëse nuk ia bën izmetin në maksimum edhe ndëshkohemi, kështu kjo pak na ka çelë sytë edhe të koncentrohemi maksimalisht. Ndeshjen e radhës kundër Akademija Pandev do ta zhvillojmë në Kërçovë, edhe kjo ndeshje jemi të dënuar, mendoj që të shkojmë edhe këtë ndeshje si me Shkëndijën që të bëjmë fitore pas një humbje të madhe” – tha Arben Nuhiu, zv trajner i FC Shkupit.

Në sfidën kundër Akadmija Pandev, shkupjanët pritet të paraqiten me formacionin më të mirë.

“Mungesa për momentin nuk kemi, të gjithë lojtarët janë sanuar, kishte ndonjë kështu me dhimbje por mendoj se do të jemi komplet ditën e shtunë gjatë ndeshjes” – – tha Arben Nuhiu, zv trajner i FC Shkupit.

Të shtunën në stadiumin e Velesit po në orën 14:00 do të zhvilohet edhe takimi mes dy skuadrave të Shkupit, Rabotniçki – Skopje. Tre takimet tjera Bregallnica-Shkëndija, Makedonija Gj.P – Tikveshi dhe Pobeda – Sileksi zhvillohen të dielën.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share