Liga e Parë: Të dielën pesë takime interesante!

NISI SEZONI PRANVEROR NË FUTBOLL

Pesë ndeshje të xhiros së 19-të në Ligën e pare të futbollit vendor do të zhvillohen të dielën me fillim në ora 14:00.  Takime më interesante pritet të zhvillohen në Çair, Gjorçe Petrov dhe në Maxhari. 

Një ndeshje mjaftë interesante dhe tejet e rëndësishme zhvillohet mes ekipit Makedonija Gj.P dhe Shkëndijës, meqë vendasit  luftojnë mbijetesën, ndërsa  tetovarët për titullin kampion. Trajneri i ekipit të Shkëndijës, Jeton Beqiri  në emisionin “Ora e Parë” në Klan Maqedoni, shprehet optimist por edhe i matur në deklarata.

“Zakonisht unë mundohem që të jem shumë i matur në deklarata për shkak se përveç që duhet të jemi shumë optimist dhe të përçojmë optimizëm ne duhet të përçojmë edhe maturi. Unë prognozoj që ekipi i Shkëndijës do të del fitues  në këtë ndeshje dhe shpresoj  shumë që do nisim kampionatin me këmbë të mbarë” – tha Jeton Beqiri, trajner i KF Shkëndija.

Rabotniçki në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari përballet me kampionin vjeshtor ekipin Struga Trim Lum.

“Na vjen një kundërshtarë  i cili sezonin e kaluar ishte kampion, e dimë kush është Struga, por ne jemi  të fokusuar tek vetvetja  që të luajmë ashtu siç dimë. Mendoj se do të jetë një ndeshje e mirë, por varet edhe  se si do të jenë këtu terrenet. Shpresoj në një ndeshje  të mirë dhe le të fitoj ekipi më mirë” – tha Goce Sedloski, trajner i Rabotniçkit.

Në Çair përballen dy skuadrat shqiptare, Shkupi kundër Voska Sport. Vendasit luftojnë për titullin kampion, ndërsa Voska për mbijetesë.

 “Ndeshjen e ditës  së diel, në Çair presim që t`i marrim tre pikët . T`i gëzojmë “Shvercerat” dhe normalisht të fillojmë fitore” – tha Artan Iljazi, kapiten i FC Shkupit.

Të dielën me fillim në ora  14:00, takohen: Rabotniçki – Struga Trim Lum, Makedonija Gj.P – Shkëndija, Shkupi – Voska Sport, Bregallnica – Tikveshi dhe Sileksi – AK Brera. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share