STRUGA TL, SHKËNDIJA, SHKUPI E RABOTNIÇKI KONSIDEROHEN FAVORITE
FFM-ja ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillim të mbarë të kampionatit 2023/2024 në Ligën e parë të futbollit vendor. Të gjitha ekipet në merkaton verore kanë sjellë prurje të reja aq sa kanë pasur nevojë dhe mundësi. Duke u bazuar në përgatitjet e ekipeve dhe përforcimet e bëra edhe në këtë kampionat favorit mund të konsiderohen Struga Trim Lum, Shkëndija, Akademija Brera Strumicë dhe Rabotniçki, por nuk përjashtohet të ketë edhe ndonjë befasi tjetër kur dihet se pas dy viteve në elite është kthyer edhe Vardari . Trajneri i Shkëndijës thotë se të gjitha skuadrat kanë bërë lëvizje të mjaftueshme.
“Nuk diskutohet se çdo skuadër ka objektivat dhe qëllimet e veta. Këtë do t’ia lëmë skuadrës e cila ka dal vitin e kauar kampion, ajo është Struga, por nuk diskutohet se ne futemi në kampionat dhe do të jemi skuadër realishtë e fortër çdo skuadër. Nuk dua të anashkalojë, këtu është Shkupi, skuadra e Rabotniçkit që ka bërë mjaftë lëvizje. Gjithashtu edhe skuadra e Pandevit, por nuk do të kisha lënë asnjë skuadër anësh”. Se çdo skuadër ka qëllimin e vetë, objektivin e vet kanë bërë lëvizje të mjaftueshme në skuadrat e tyre”, tha Ardian Nuhiu, trajner i KF Shkëndija.
Komisioni për delegimin e referve tani më ka publikuar emrat e arbitrave që do të ndajnë drejtësi në xhiron e parë. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 17:00. Takohen: Struga Trim Lum – Gostivari, Voska Sport – Shkëndija, Akademija Brera – Vardari, Tikveshi – Makedonija Gj.P, Bregallnica – Sileksi, ndërsa ndeshja Rabotniçki – Shkupi, zhvillohet të hënën në Maxhari./KlanMacedonia