Liga e Parë: Struga Trim Lum sërish lider në renditjen e tabelës, ndiqet nga Shkupi dhe Shkëndija  

Dy fitore të skuadrave vendase dhe katër barazime me vetëm 7 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të fundit në rrethin e dytë të kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor, ku kryeson Struga Trim Lum me 45 pikë, para Shkupi me 44 dhe Shkëndijës me 43 pikë.

Kampioni në fuqi  Struga Trim Lum mundi Makedonija  Gj.P  2-1 me golat e Bunjamin Shabanit dhe Radeskit, ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Aliji. Në Shtip, Bregallnica – Shkupi  dhe në Turnovë, AP Brera – Shkëndija ndeshjet përfunduan me barazim  pa gola 0-0.  Në  stadiumin “Biljanini Izvori”, Voska  Sport  barazoi me Gostivarin  1-1, autor të golave ishin Jusufi për vendasit ndërsa Elmas për mysafirët. Fitore të rëndësishme shënuan Vardari kundër Rabotniçkit 1-0 me golin e Glishiqit dhe Tikveshi kundër Sileksit gjithashtu 1-0 me golin e Robertinho.

AP Brera –Shkëndija  0-0

Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P 2-1

Voska Sport – Gostivari  1-1

Bregallnica – Shkupi  0-0

Vardari – Rabotniçki 1-0

Tikveshi – Sileksi 1-0

Tabela  pas përfundimit të rrethit të dytë:1. Struga TL 45 pikë 2.FC Shkupi 44, 3.Shkëndija 43, 4. Gostivari 30, 5.Tikveshi 29, 6. Sileksi 29, 7.AP Brera 27, 8.Rabotniçki 27, 9.Voska Sport  25, 10.Vardari 24, 11.Bregallnica 21, 12. Makedonija Gj.P 18 pikë./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share