Një fitore e vendasve katër barazime dhe një fitore e ekipit mysafirë me gjithsejtë 6 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 32-të të kampionatit në sezonin 2023/2024. Struga Trim Lum siguroi epitetin Kampion i RMV-së
Në një atmosferë të jashtëzakonshme që krijuan mbi 8 mijë tifozë të pranishëm në tribunat e stadiumit në Tetovë, kampioni në fuqi Struga Trim Lum mundi Shkëndijën 2-0 me golat që I shënuan dy ish futbollistët kuqezi, Besart Ibraimi dhe Marjan Radevski. Me këto tre pike të fituara në Tetovë Struga Trim Lum siguroi titullin e dytë radhazi kampion i Maqedonisë Veriut në futboll një javë para përfundimit të kampionatit imit Struga Trim Lum është kampione e këtij sezoni, pasi ka fituar derbin e madh ndaj Shkëndijës, duke triumfuar me rezultat 0:2 në Tetovë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Vlen të përmendet edhe gjesti dinjitoz i mbi 8 mijë tifozëve në Tetovë të cilët në fund të ndeshjes uruan fitoren dhe titullin kampion ekipit të Struga Trim Lum.
Shkëndija nuk e shfrytëzoi rastin që të siguroi titullin e pestë kampion dhe faktet dëshmojnë se tre vite me radhë ekipi me pikët e humbura në cilësinë e vendasit nuk arrin të shpallet kampion .
Rezultat jo të favorshëm shënoi edhe Shkupi në përballjen me AP brera në Çair duke luajtur vetë me barazim pa gola. Kjo do të thotë se çairasit pas humbjes nga Shkëndija javën e kaluar nuk mundën të gjejnë veten. Java e fundit e kampionatit do të përcaktoj varësisht rezultateve që do të arrihet cila skuadër do të përfaqësoj vendin në garat ndërkombëtare Shkëndija apo Shkupi si skuadër e dytë, pasi Struga Trim Lum si kampione e vendit tanimë është e sigurt.
Dy skuadra finaliste të këtij sezoni Tikveshi dhe Voska Sport sot barazuan duke luajtur me barazim pa gola në Kavadar. Pika e fituar në Kavadar. për Voska Spor ka vlerë të madhe pasi përfundimisht siguroi mbijetesën në elite dhe në 12 ditët e ardhshme pa ngarkesë do ti kushtohet përgatitjeve për ndeshjen finale e Kupës që zhvillohet më 24 maj në Arenën “Todor Proeski” në Shkup pikërisht me Tikveshin
Skuadra e Gostivarit në terrenin vendas ka barazuar me Rabotniçkin duke luajtur pa gola 0-0. Ky barazim ishte në favorin e dy skuadrave pasi përfundimisht kanë siguruar mbijetesën dhe në xhiron e fundit do të luajnë pa asnjë ngarkesë. Aktualisht Gostivari është pozitën e shtatë me 41 pikë ndërsa Rabotniçki të 5-tin me 42 pikë
Në ndeshjet tjera të javës së 32-të, u shënuan këo rezultate:
Shkëndija – Struga Trim Lum 0-2
Gostivari – Rabotniçki 0-0,
Makedonija Gj.P – Bregalnica 2-0,
Shkupi – AP Brera 0-0,
Sileksi – Vardari 1-1
Tikveshi – Voska Sport 0-0
Tabela: 1.Struga Trim Lum 64 pikë, 2.Shkëndija 61, 3.Shkupi 59, 4. Tikveshi 43, 5.Rabotniçli 42, 6.Sileksi 42, 7.Voska Sport 41, 8. Gostivari 41, 9.AP brera 39, 10.Vardari 36, 11.Makedonija Gj.P 29 , 12. Bregallnica 27 pikë
Në javën e 33-të më 19 maj në ora 17:00, takohen: Struga Trim Lum – Shkupi, Rabotniçki – Shkëndija, Voska Sport – Gostivari , Vardari – Tikveshi, Bregallnica – Sileksi dhe AP Brera – Makedonija Gj.P