Liga e Parë: Struga Trim Lum me 3 pikë epërsi kryeson tabelën

Me ndeshjen e sotme në arenën “Todor Proeski” mes Rabotniçkit dhe Struga Trim që përfundoi me fitoren e kampionit në fuqi Struga Trim Lum u kompletua java e 24 në Ligën e parë të futbollit vendor. Ishte kjo fitorja e vetme e një skuadra mysafire këtë javë

Kampioni në fuqi Struga Trim lum me lojë të shkëlqyeshmeshënoi fitore në transfertë kundër Rabotniçkit 2-1. Autor të golave pë skuadrën mysafire ishin Marjan Radeski në minutën e 52 dhe Nikolla Vlajkoviq në at të 70, ndërsa golin e nderit për vendasit e shënoi ish reprezentuesi Vlatko Stojanovski në minutë 69-të. Me tre pikët e reja Struga Trim Lum kryeson me 51 pikë para Shkupi që ka 48 dhe Shkëndija me 45 pikë.

Rezultatet e javës së 24-të

Rabotniçki – Struga Trim Lum 1-2
Vardari – Shkëndija 1-1
Voska Sport – Shkupi 0-0
Bregallnica – Gostivari 0-0
Makedonija Gj,P – Tikveshi 1-0
Sileksi – AP Brera 2-1

Tabela:
1.Struga Trim Lum 51 pikë, 2. Shkupi 48,
3. Shkëndija45, 4.Sileksi 35,
5.Tikveshi 32, 6.Gostivari 32,
7. AP Brera 27, 8. Rabotniçki 27,
9. Voska Sport 27, 10.Vardari 26,
11.Bregallnica 22, 12.Makedonija Gj.P 22

Në xhiron e 25-të më 31 mrs me fillim në ora 15:00, takohen:
AP Brera – Rabotniçkli,
Struga Trim Lum – Voska Sport,
Shkupi – Vardari,
Shkëndija – Bregallnica,
Gostivari – Makedonija Gj.P,
Tikvshi – Sileksi
/tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share