Liga e parë | Struga Trim Lum, kampion vjeshtor

Fitojnë Shkupi, Shkëndija dhe Sileksi

Lideri në renditjen e tabelës  Struga Trim & Lum  shënoi  fitoren e 11 sezonale, kësaj radhe me golin e vetëm të Darko Ilievskit në minutën e 69’të, mundi Akademia Pandevin 1-0. Me këtë fitore skuadra strugane zyrtarisht është Kampion i Vjeshtës për sezonin 2022/23.

Me dy golat e Ljupço Dorievit dhe një të kapitenit Ferhan Hasanit, ekipi kuqezi nga Tetova, Shkëndija shënoi  fitore të sigurtë në transfertë kundër Makedonija Gj.P  me rezultatin 3-1, duke vazhduar rrugëtimin e sukseseve jashtë Tetovës.  Në stadiumin e Gjorçe Petrovit  gjatë 90 minutave  dominoi me lojë dhe efikasitet, ndërsa vendasit gjityhëat që mund të bënin ishte  goli i Skenderit  që e zbutri rezultatin.

Fitore të sigurtë me përmbysje shënoi edhe kampioni në fuqi, FC Shkupi që para tifozëve vendas mundi Bregallnicën 3-1. Autor të golave ishin Alvarez, Trapanovski dhe Georgiev, ndërsa golin për Bregallnicën e shënoi Herera.

Fitore  në  cilësin e mysafirit ka shënuar edhe  Sileksi kundër Tikveshit në Kavadar me golat që i shënuan Obadoviq dhe Ristovski

Ndeshja e vetme që përfundoi pa gola është takimi në Prilep mes Pobedës dhe Skopjes.

Pas javës së 17-të tabelën e kryeson Struga Trim Lum me 36 pikë, e ndjekur nga Shkupi me 31 dhe Shkëndija me 28 pikë.

Makedonija Gj.P – Shkëndija  1-3

Struga Trim Lum – Akademija Pandev 1-0

Shkupi – Bregallnica    3-1

Pobeda – Skopje  0-0

Tikveshi – Sileksi    0-2

Përgatiti: Shaban Sinani

Lexo gjithashtu
Total
0
Share