Tre fitore të skuadrave vendase, një barazim dhe një fitore e ekipit mysafirë, 14 gola të shënuar dhe një karton të kuq është epilogu i ndeshjeve të javës së 32-të dhe të parafundit në Ligën e Parë të futbollit vendor. Struga Trim Lum është kampion, Shkupi nënkampion, Shkëndija e treta, janë skuadrat që do ta përfaqësojnë vendin në garat europiane
Në stadiumin e qytetit në Tetovë, ndeshja mes Shkëndijës dhe Struga Trim Lum filloi me një ceremoni rasti, ku skuadra vendase uroi titullin kampion mysafirëve nga Struga, ndërsa drejtori sportive Haruan Isa dhuroi një mirënjohje ekipit ampion.
Sa i përket ndeshjes në fushë gjelbërt u zhvillua një ndeshje cilësore me raste të shumta dhe tre gola të shënuar. Vendasit kaluan në epërsi në minutën me golin e Adenis Shalës në minute e 58. Ndërsa lojtari më mire i kësaj ndeshje Bunjamin Shababi ishte autor i dy golave për fitorebe e kampionit të ri
Në stadiumin e Çairit, Shkupi mundi bindshëm Makedonija Gj.P, me rezultatin 3:0. Autor të dy golave ishte Adetunxhi dhe një gol shënoi Ali. Tikveshi në kavadar shënoi fitore të thellë 4-0, ndaj Skopjes e cila ekipi për të mbijetuar do të luan në balotazh me ekipin e vardarit. Breagallnica barazpo me Akademia Pandevi 1:1, ndërsa Sileksi mundi Rabotniçkin me shifra 2:1.
Në xhiron e 32-të, u shënuan këto rezultate:
Shkëndija – Struga Trim Lum 1-2
Shkupi – Makedonija Gj.P 3-0
Sileksi – Rabotniçki 2-0
Bregallnica – Ak Pandev 1-1
Tikveshi – Skopje 4-0
Tabela: 1.Struga Trim Lum 65 pikë, 2.Shkupi 58, 3.Shkëndija 54, 4.Sileksi 47, 5.Makedonija Gj.P 39, 6.Bregallnica 38, 7.Tikveshi 37, 8.Rabotniçki 37. 9.Ak. Pandev 27, 10.Skopje 22, 11.Pobeda 13 pikë
Xhiroja e 33-të dhe e fundit për sezonin 2022/2023, luhet në fundjavë. Takohen:
Struga Trim Lum – Shkupi,
Rabotniçki – Shkëndija
Skopje – Bregallnica
Akademija Pandev – Sileksi
Pobeda – Tikveshi.
Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/