Shkëndija shënoi fitore të sigurt kundër Rabotniçkit
Në stadiumin e qytetit të Strugës, derbi i dy skuadrave të para në renditjen tabelore, Struga Trim&Lum dhe Shkupi, përfundoi me rezultat 2:1 në të mirë të Struga Trim&Lum, në një ndeshje ku të gjitha golat u shënuan nga pika e bardhë. Golashënues për Struga Trim&Lum ishin Bujamin Shabani nga penaltia, në minutën e 23, dhe Besart Ibraimi, gjithashtu nga penaltia në minutën e 89. Golashënues për ekipin e Shkupit ishte Alvarez në minutën e 97.
Në stadiumin e qytetit në Tetovë kuqezinjtë tetovarë shënuan fitore të sigurt kundër romantikëve të Shkupit me rezultatin 3:1. Autorë të golave për vendasit ishin Cake në minutën e 10, Milev në minutën e 29 dhe Mujezinoviq në minutën e 82, ndërsa golin e vetëm për Rabotniçkin e shënoi Rusheviq në minutat shtesë. Me këto tre pikë ekipi tetovar përforcon pozitën e tretë me 35 pikë.
Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate: Akademija Pandev – Pobeda 3:0, Sileksi – Bregallnica 1:2 dhe Skopje – Makedonija GjP 1:1. Pas përfundimit të rrethit të dytë Struga Trim&Lum kryeson me 42 pikë, Shkupi është në pozitën e dytë 38, ndërsa Shkëndija në pozitën e tretë me 35 pikë./KlanMacedonia