Liga e Parë: Struga Trim Lum dhe Shkëndija fitore sipas planit

Lideri në renditjen e tabelës Struga Trim Lum me tre golat Besart Ibraimit dhe nga një të Besmir Bojkut, Suhejl Muharemit dhe Bunjamin Shabanit mundën Pobedën me rezultat 6-2. Autor i dy golave për Pobedën ishte Kudija. Me tre pikët e fituara Struga TL vazhdon të mbajë pozitën e parë, tani me 53 pikë, gjashtë më tepër se Shkëndija dhe tetë më tepër se Shkupi.

Skuadra e Shkëndijës sot ka zhvilluar ndeshjen më cilësore në këtë sezon. Në përballjen kundër Tikveshit, ekipi kuqezi shënoi fitore 4-1 me golat që i shënuan Nasko Milev, Klisman Cake dhe dy gola të yllit shqiptar Erald Çinari. Golin e nderit për skuadrën mysafire e shënoi Varelovski

Në ndeshjen e dy skuadrave që luftojnë pozitën e katërt, Sileksi dhe Bregallnica luajtën me barazim pa gola, ashtu siç ndodhi edhe me ndeshjen Makedonija Gj.P – Akademija Pandev, ndërsa Rabotniçki në stadiumin e qytetit në Veles mundi Skopjen me rezultat minimal 1-0 me autor Gando.

Rezultatet e javës së 27-të

Makedonija gj.P – Akademia pandev 0- 0

Rabotniçki – Skopje 1- 0

Shkëndija – Tikveshi 4-1

Sileksi – Bregallnica 0- 0

Struga Trim Lum – Pobeda 6-2

Shkupi ishte i lirë

Tabela: Struga Trim Lum 53 pikë, Shkëndija 47, Shkupi 45, Sileksi 40, Bregallnica 37, Makedonija Gj.P 33, Tikveshi 30, Rabotniçki 28, Akademia Pandev 22, Skopje 18 dhe Pobeda 13 pikë.

Në xhiron e 28-të, më 23 prill me fillim në ora 16:00, takohen: Bregallnica – Shkëndija, Skopje – Akademia Pandev, Pobeda – Rabotniçki, Sileksi – Makedonija Gj.P dhe Tikveshi – Shkupi

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share