Shkëndija në Tetovë takohet me Rabotniçkin
Të mërkurën në program janë ndeshjet e javës së 22-të në Ligën e Parë të futbollit vendor. Derbi zhvillohet në stadiumin buzë liqenit në Strugë mes ekipit Struga Trim Lum dhe Shkupi. Shkëndija në Tetovë përballet me Rabotniçkin. Të gjitha takimet e javës së 22-të luhen të mërkurën me fillim në ora 14:00
Struga Trim Lum pjesën pranverore nuk e nisi edhe aq mire pasi në dy takimet nxori vetëm barazime, dhe si pasoj e gjithë kësaj erdhi deri te shkarkimi i trajnerit Zaharievski. Në ndeshjen e nesërme me ekipin e Shkupit në pankinën e Struga Trim Lum debuton trajneri Shpëtim Duro. Ai në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni u shprehë optimist për takimin me kampionin në fuqi
“Në futboll nuk ka premtime absolute, patjetër ëshë takimi i dy skuadrave kryesuese, takim me një skuadër me potencial siç është Shkupit. Por edhe ne kemi potencial të duhur. Dhe unë për të prodhuar këtë ndeshje do bëjmë maksimumin që të marrim më të mirën nga kjo ndeshje. Por nuk është fundi I çdo gjëje, është ky fillimi deri në fund të kampionatit lufta do të vazhdoj Megjithëatë thash na pret një ndeshje jashtëzakonisht emocionale, është një kundërshtarë që do respekt”, tha trajneri i FC Struga TL, Shpëtim Duro.
Ekipi nga Çairi sezonin pranverore e nisi shkëlqyeshëm me fitoren kundër Shkëndijës, por zhgënjeu kundër Sileksit në Kratove dhe me Akademia Pandev në Kërçovë, ndërsa të mërkurën në Strugë zhvillon sfidë më të vështir kundër Struga Trim Lum.
“Po mendoj se ndoshta jemi në ndeshjen më vendimtare të kampionatit duke par se jemi nga fundi I kampionatit tashmë pikët janë më se të vlefshme. Mendoj se edhe pse kemi ngërç sa i përket rezultatit në dy ndeshjet e fundit por loja jonë që prej fillimit nuk kemi ngërç këtu. Mendoj që edhe ekipi I Strugës ka bërë shumë mire në këtë sezon, pavarësisht se e kanë ndruar edhe trajnerin ata, por nuk besoj se do e ndryshoje stilin të cilën e kemi parë Strugën deri tani”, deklaroi Besir Demiri, futbollist i Shkupit.
Shkëndija duelin e rradhës e luan në Tetovë, ku përballë Rabotniçkit do të mundohet të dëshmon para se gjithash lojë cilësore at se pretendojnë tifozët dhe normal fitore për të mbetur në garë pë titullin kampion. Në tre sfidat tjera të javës së 22-të takohen Sileksi – Bregallnica, Akademia Pandev – Pobeda dhe
Skopje – Makedonija Gj.P. Të gjitha ndeshjet luhen të mërkurën në orën 14:00./KlanMacedonia