Liga e parë: Struga TL mundi Voskën, Sileksi mundi Vardarin

Sot u zhvilluan dy ndeshjet e mbetura nga java e 15-të e kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor, ku dy skuadrat vendase Struga Trim Lum dhe Sileksi shënuan fitore kundër Voska Sport gjegjësisht  Vardarit.

Kampioni në fuqi në Ligën e Parë të futbollit vendor Struga Trim Lum me fitoren e sotme kundër Voska Sport 1-0,  në ndeshjen e anuluar nga java e 15-të sezonit vjeshtor  është  lider i ri në tabelën e klasifikimit me 36 pikë.

Në stadiumin e qytetit buzë  liqenit në Strugë, skuadra vendase pas shënoi fitore me golin e Vangjel Zguros , në sekondat e fundit të lojës shtesë nga pika e bardhë.

Ndryshe  gjatë 90 minuta  lojë  ishin vendasit të cilë kishin  krijuar me tepër raste   të cilat  nuk  u realizuan nga  reparti i sulmit, ndërsa  epilogu i kësaj ndeshje u  u vendos  në minutën e gjashtë të lojës shtesë pas një fali në zonën e rreptësisë ndaj Marjan Radeskit. Me  tre pikët e fituara  sot  Struga Trim Lum   kryeson tabelën me  36 pikë dhe është kandidati kryesot  pë titullin kampion vjeshtor  pasi  në ndeshjen e xhiros së  18-të janë nikoqire të Bregallnicës.

Tabela: 1. Struga Trim Lum 36 pikë, 2 FC Shkupi 35, 3.Shkëndija 32, 4. Sileksi 27., 5.Rabotniçki  23, 6.Tikveshi 22,  7.Gostivari  21, 8.AP Brera 20, 9.Makedonija Gj.P 18, 10.Bregallnica 17, 11. Voska Sport  17, 12. Vardari  14 pikë

Në xhiron e 18-të, takohen:

Të shtunën  më 9.12.2023

Gostivari – Makedonija Gj.P, 

Të dielën , më 10.12.2023

AP Brera – FC Shkupi,

Shkëndija – Sileksi,

Struga Trim Lum – Bregallnica,

Vardari – Tikveshi,

Voska Sport – Rabotniçki /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share