Liga e Parë: Struga, Tetova e Çairi në qendër të vëmendjes

STRUGA TL –TIKVESHI, SHKËNDIJA-SILEKSI DHE SHKUPI-BREGALLNICA

Java e 29-të e kampionatit në Ligën e parë do të zhvillohet të mërkurën me  fillim në ora 16:00.  Kjo javë karakterizohet me tre ndeshje mjaftë interesante  që mund të jenë edhe vendimtare për rrjedhën e fazës së fundit të kampionatit si Struga Trim Lum – Tikveshi, Shkëndija – Sileksi dhe Shkupi – Bregallnica

Lideri në renditjen e tabelës  Struga Trim Lum, për arritjen e suksesit historik  përfundimisht fatin e ka në duart e veta. Nw ndeshjen e sw mwrkurws kundwr Tikveshit, opsioni I vetwm janw tre pikwt.

Siç e dim kampionati është duke shkuar nga fundi, kanë mbetur  edhe pesë ndeshje për tu zhvilluar. Për neve çdo ndeshje është e rëndësishme për të arritur qëllimin  dmth titullin kampion. Ditën e mërkur  në Strugë vjenë një kundërshtarë shumë serioz siç është ekipi i Tikveshit. Neve kemi punuar maksimalisht, jemi përgatitur  dhe për ne opcion i vetëm është vetëm fitorja. Besoj se me angazhim maksimal do ti kryejmë detyrat, do t’ia arrijm qëllimit dhe tri pikët të ngelin në Strugë” – tha Ard Kasami, futbollist i KF Struga Trim Lum.

Fazën e pesë ndeshjeve të fundit sezonale Shkëndija e nis të mërkurën kundër Sileksit, një skuadër tradicionalisht e papërshtashme për “kuqezinjtw”. Por duke ditur peshën e këtij takimi, “tetovarwt” nuk kanë alternative tjetër pos të vazhdojnë  me suksesin e radhës

Mendoj se edhe me Sileksin do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për neve, mirëpi besoj shumë te  skuadra ekipi që e kemi. Dhe mendoj se me një angazhim maksimal të të gjithëve do ta fitojmë këtë ndeshje pa problemPër neve gjithmonë publiku “Ballistët” kanë qenë tifozi ynë i dymbdhjetë në këtë ekip. Dhe  I ftoj që të vine sa më shumë në numër që të na  përkrahin në këtë ndeshje  se pë ne këto pesë ndeshje janë  finale  dhe shpresoj që në fund të arrijmë objektivin që e kemi” – tha Adenis Shala, futbollist i KF Shkëndija.

Shkupi para publikut  vendas është nikoqire e Bregallnicës së Shtipit dhe me fitore  mund të mbajë shpresat  për të mbrojtur titullin. Në dy takimet tjera të  xhiros së 29-të, Akademija Pandev është nikoqire e Pobedës, ndërsa Makedonija Gj.P takohet me Skopjen. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

Lexo gjithashtu
Total
0
Share