Të gjitha ndeshjet luhen të mërkurën në ora 16:00
Të mërkurën në program janë ndeshjet e javës së pestë në Ligën e Parë të futbollit vendor. Ndeshja më tërheqëse është ajo që do të zhvillohet në Strugë mes dy ekipeve të para Struga Trim Lium që ka 12 pikë dhe Seliksi e dyta me 8 pikë. Vendasit pas fitores kundër ekipit të Shkëndijës në javën e katërt janë edhe më tepër të motivuar që Besart Ibraimi me shokë të vazhdojnë rrugëtimin e fitoreve.
Kampioni në fuqi FC Shkupi pas eliminimit nga garat evropiane tanimë me seriozitetin më të madh i janë kthyer kampionatit vendor. Këtë e dëshmuan kundër Skopjes në Autokomand ku shënuan fitore të sigurt 0-2, të mërkurën janë nikoqir të Pobedsës e cila në sezomnin e ri akoma mnuk e ka shijuar fitoren andaj duhet angazhim maksimal për të vazhduar serinë e sukseseve për të mbrojtur titullin e fituar nga kampionati i kaluar.
Ekipi kuqezi, Shkëndija e Tetovës pas disfatës ndoshta edhe të pa pritur kundër Struga Trim Lum në cilësinë e vendasit në Strumicvë ka obligim që të kompensoj pikët në përballjen e së mërkurës në Kavadar kundër Tikveshit, për këtë janë të vetëdijshëm edhe stafi I teknik që drejtohet nga Artim Shaqiri por edhe futbollistët që I prinë kapiteni Ferhan Hasani
Ndeshje interesante pritet edhe në Strumicë ku Akademija Pandev e cila në dy takimet si vendas ka pësuar dy humbje nga Bregallnica dhe Shkëndija, ndërsa të mërkurën takohet me ekipin Skopje në ndeshje e fundit që do të zhvillohet nesër mund të thuhet se është derbi i qytetit të Shkupit pasi takohen Makedonija Gj.P – Rabotniçki. Bregallnica është e lirë.
Të gjitha ndeshjet e së mërkurës zhvillohen në orën 16:00
Java e pestë, takohen:
Struga Trim Lum – Sileksi (refer Stojançe Trpçevski)
Shkupi – Pobeda (refer Stojançe Stojanov)
Tikveshi – Shkëndija (refer Jovan Kaçevski)
Akademija Pandev – Skopje (refer Krumislav Gjorgjiev)
Makedonija Gj.P – Rabotniçki (refer Igor Stojçevski)
/KlanMacedonia/