Liga e parë: Stadiumi i Kavadarit në qendër të vëmendjes

Xhelil Abdullai: Na pret një ndeshje e vështirë me Tikveshin

Në stadiumin e qytetit në Kavadar skuadra vendase Tikveshi është nikoqire e kampionit në fuqi FC Shkupi, ku do të mundohet që të përmirësojë imazhin e rezultateve të dobëta në pjesën pranverore të kampionatit. Ndërsa nga ana tjetër ekipi nga Çairi nëse dëshiron që akoma të vazhdojë të mbetet pretendente per të mbrojtur titullin, atëherë patjetër duhet të nxjerrë rezultat pozitiv

“Na prêt një ndeshje e vështirë me Tikveshin, sepse është  ekip e mirë kur luan si vendas. Jemi përgatitur gjatë javës që kishim pauzë  dhe patëm kohë që trajneri i ri të na përgatit ekipin. Mendoj se në këtë ndeshje do të japim maksimumin dhe mendoj se nga Kavadari do të kthehemi me tre pike”, tha Xhelil Abdullai, futbollist i FC Shkupi.

NJë ndeshje mjaft interesante pritet të zhvillohet edhe në Kratovë aty ku do të përballen Sileksi vendas dhe Makedonija Gj.P, ndërsa në dy ndeshjet tjera në Autokomandë dhe Prilep përballen Skopje – Akademia Pandev, Pobeda – Rabotniçki. Të katër ndeshjet fillojnë ora 16:00. Struga Trim Lum është e lirë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share