Liga e Parë: Shkupi – Brera hapin siparin e xhiros së VII-të

Pas dy javëve pushim shkaku i obligimeve të reprezentacionit për ndeshjet eliminatore për “Euro 2024”, kampionati në Ligën e Parë vazhdon me ndeshjet e javës së shtatë, ndërsa derbi i javës zhvillolhet të shtunën në Çair mes FC Shkupi – AP Brera.

Sipari i xhiros së shtatë hapet me ndeshjen derbi mes FC Shkupi dhe AP Brera që do të zhvillohet në stadiumin е Çairit. Kjo ndeshja ka rëndësi pë vendasit pasi debuton në ndeshje zyrtare trajneri i ri boshnjaku Mlladen Zhizhoviç i cili në këtë post zëvendsoi Xhihat Arsllan.  Trajneri Zhizhoviq për shkaqe  familjare këto ditë ka shkuar në vendlindje, por sekretari i përgjithshëm Emir Shabani, tha se trajneri në Shkup kthehet sonte dhe ai do ta drejtoj ndeshjen kundër ekipit nga Strumica.

Pesë përballjet tjera të xhiros së shtatë zhvillohen të dielën, ku takohen: Rabotniçki – Voska Sport, Bregallnica – Struga Trim Lum, Sileksi – Shkëndija, Makedonija Gj.P – Gostivari  dhe Tikveshi – Vardari. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share