Liga e Parë: Shkëndija shënon fitoren e katër sezonale në transfert

Në Çair, Shkupi dhe Sileksi u ndanë me barazim.

Me tre ndeshjet e sotme kompletohet java e nëntë e sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor.

Skuadra tetovare e Shkëndijës shënoi edhe fitoren e katërt në transfert, kësaj radhe mundi Pobedën në Prilep me rezultatin 3:1. Në Kavadar, skuadra e Tikveshit shënoi fitore të sigurt kundër Skopjes me rezultat 2:0. Në Çair, Shkupi dhe Sileksi përfunduan me rezultat pa gola 0:0. Ndërsa dje Makedonija GJP dhe Struga T&L përfunduan me barazim 1:1, ndërsa në Shtip, Rabotniçki ishte më e mirë se Bregallnica duke shënuar fitore 3:1.

Pas javës së nëntë, tabelën e kryeson Struga T&L me 25 pikë, para Sileksit dhe Shkëndijës që kanë nga 15 pikë

Rezultatet:
Tikvesh Kavadarci – Skopje 2:0
Pobeda – Shkëndija 1:3
Shkupi – Sileks 0:0
Makedonija GJP – Struga T&L 1:1
Rabotniçki – Bregallnica 3:1

Lexo gjithashtu
Total
0
Share