Liga e Parë: Shkëndija sërish barazon në stadiumin e qytetit në Tetovë

FC SHKUPI ME FITORE KTHEHET NGA STRUMICA

Dy barazime dhe dy fitore të ekipeve mysafire, me 4 gola të shënuar, është epilogu i 4 ndeshjeve të zhvilluara në pasditen e sotshme, në javën e 10 të sezonit vjeshtor.

Shkëndija edhe në ndeshjen e pestë në cilësinë e vendasit nuk arriti të shijoj fitore. Kuq e zinjtë përkundër dominimit gjatë 90 minutave, dhe shumë rasteve të krijuara nuk arritën të mposhtën portierin mysafir Shqekiq.

Pas përfundimit të ndeshjes, Qatip Osmani, trajner i KF Shkëndija deklaroi: “Po mendoj se pjesa e parë nuk ishte në nivelin e duhur, pjesën e dytë u përmirësuam, patëm disa raste por megjithatë prapë se prapë Shkëndija edhe pse nuk ishte në nivel e meritoi të fitonte sipas rasteve që i pat. Kampionati është i gjatë, mendoj se asgjë nuk është e humbur, duhet të vazhdojmë të punojmë edhe rezultatet me kalimin e kohës të jenë edhe mëtë mira.”

Ekipi i Shkupit në transfert në Strumicë mundi ekipin e Akademija Pandev me rezultat 0:1, me golin e shënuar nga Diene. Befasia më e madhe e javës së dhjetë është fitorja e Pobedës së Prilepit, në Kratovë kundër Sileksit që përfundoi me rezultat 0:3.

Ndeshja në Autokomadë, mes Skopjes dhe Rabotniçkit, ka përfunduar pa gola.

Dje në Kavadar, Tikveshi mundi Makedonija GJP, me rezultat 4:0.

Pas javës së 10-të, tabelën e kryeson Struga T&L me 25 pikë, e ndjekur nga Shkëndija dhe Tikveshi që kanë nga 16 pikë.

Rezultatet
Akademija Pandev – Shkupi 0:1
Skopje – Rabotniçki 0:0
Shkëndija – Bregallnica 0:0
Sileks – Pobeda 0:3

/KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share