STRUGA TRIM LUM MYSAFIRE E BREGALLNICËS NË SHTIP
Sot me fillim në orën 17:00, në program janë katër ndeshje të javës së dytë në Ligën e Parë të futbollit vendor. Shkëndija takohet me Sileksin në Strugë, ndërsa në Shtip, Bregallnica është nikoqire e Struga Trim Lum.
Shkëndija e Tetovës në stadiumin e qytetit në Strugë është nikoqire e Sileksit të Kratovës. Për kuqezinjtë tetovar në fakt kjo është sfida debutuese në kampionatin e ri 2022/2023, pasi ndeshja e xhiros së parë me Skopjen u anulua shkaku pjesëmarrjes në Konferencë Ligë. Për ndeshjen e sotme që ka rëndësi të madhe futbollisti titullar Mexhit Neziri për Klan Maqedoni, deklaroi
MEXHIT NEZIRI-FUTBOLLIST I KF SHKËNDIJA
“Nga kjo ndeshje duhet të fillojmë me fitore, edhe pse nuk luajmë në terrenin tonë besoj se kjo nuk do të jetë pengesë, është shumë e rëndësishme ta fillojmë me fitore dhe me tre pikë dhe besoj se do t’ia dalim dhe do të marrim tre pikët në ndeshjen e nesërme”.
Neziri ky grup i lojtarëve do të jetë më suksesshëm dhe më efikas se ai nga kampionati i kaluar
MEXHIT NEZIRI-FUTBOLLIST I KF SHKËNDIJA
“Do kisha thënë më e fortë si grup pasi që edhe e dëshmuam me lojërat që i kishim në Evropë dhe besoj se këtë vit do të jemi shumë më efikas, shumë më të mirë se vitin e kaluar”.
Ekipi i Struga Trim Lum që ndeshjen e parë javë e kaluar mundi Pobedën e Prilepit me rezultat bindës sot në Shtip është mysafire e Bregallnicës. Në dy takimet tjera që zhvillohen sot me fillim në orën 17:00, takohen: Pobeda – Tikveshi dhe Rabotniçki – Akademija Pandev, Skopje është e lirë, Dje në Çair, Shkupi mundi Makedija Gj.P 2-1. /KlanMacedonia/