Liga e Parë: Shkëndija me 9 lojtar mundi Rabotniçkin

Sot u zhvilluan katër ndeshje të javës së 11-të dhe të fundit të rrethit të parë të sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor. Në katër ndeshjet e zhvilluara u shënuan 15 gola dhe u ndëshkuan dy lojtar me kartonë të kuq.

Ndeshje dramatike dhe me kthesa të shumta u  zhvillua në arenën “Todor Proevski” mes Rabotnçkit dhe Shkëndijës e cila përfundoi me  fitoren e kuqezinjëve tetovar 2-4 edhe pse pas rezultatit 2-2 mbeti me nëntë lojtar. Autor të golave për Shkëndijën ishin, Vllatko Stojanovski me 2 gola Adenis Shala dhe Bashkim Velija nga një, ndërsa për vendasit shënuan Maksimov dhe Janakievski. Me kartonë të kuq u ndëshkuan Ferhan Hasani dhe Mevlan Murati.

Ndeshje dramatike u zhvillua edhe në Shtip mes Bregallnicës dhe Sileksit e cila përfundoi me fitoren e mysafirëve 2-3.Makedonija Gj.P shënoi fitore të sigurtë kundër Skopjes 2-0, ndërsa ndeshja në Prilep mes Pobedës dhe Akademia Pandev përfundoi me barazim 1-1. Ndeshja derbi mes Shkupit dhe Struga Trim Lum zhvillohet të dielën në ora 14:00.

Rezultatet

Rezultatet

Rabotniçki – Shkëndija  2-4

Bregallnica – Sileksi    2-3

Makedonija gj.P -Skopje  2-0

Pobeda – Akademia Pandev 1-1

Shkupi – Struga TL zhvillohet të dielën

Gazetar: Shaban Sinani

Lexo gjithashtu
Total
0
Share