Me ndeshjet e xhiros së parë të dielën edhe zyrtrisht nisë edicioni i 33-
të kampionati në Ligën e Parë të futbollit vendor sezoni 2024/2025, ku edhe kësaj radhe do të garojnë 12 skuadra me sistemin tre rrethor apo gjithësejt 33 ndeshje. Në këtë kampionat të futbollit do të garojnë ekipet sa vijon Struga Trim Lum, Shkëndija, Shkupi, Tikveshi, Sileksi, Rabotniçki, Gostivari, AP Brera, Vardari, Voska Sport si dhe dy ekipet debutuese Besa e Dobërdollit dhe Pelisteri i Manastirit.
Java e pare e kampionatit fillon më 11 gusht me fillim në ora 17-të, ndërsa java e fundit e 33-të do të zhvillohet më 18 maj 2025 me fillim në ora17:00
Në xhiron e parë të dielën më 11 gusht, me fillim në ora 17:00 takohen:
Struga Trim Lum -Tikveshi
Besa – Shkëndija
Rabotniçki – Sileksi
Pelisteri – Gostivari
Shkupi – Voska Sport
AP Brera – Vardari në ora 20:00
Në 32 edicionet e zhvilluara nga 1992/93 epitetin kampion i Maqedonisë së Veriut e kanë fituar: Vardari 11 tituj, Shkëndija dhe Rabotniçki nga 4 tituj, Sileksi dhe Slloga Jugomagnat nga 3 tituj, Struga Trim Lum dhe Pobeda nga 2 tituj, ndërsa nga 1 titull kampion kanë fituar Renova, Shkupi dhe Makedonija Gj.P.
Të gjitha ekipet për sezonin e ri 2024/2025, janë përgatit dhe kanë freskuar radhët e veta me futbollist të ri aq sa kanë pasur nevojë dhe mundësi. Por është evidente se ekipet kanë probleme me infrastrukturën sportive. Si do që të jetë të shpresojmë se ky kampionat i ri i futbollit vendor do të sjellë cilësi që është bazë edhe pë kthimin e publikut në tribunat e stadiumit.
Struga Trim Lum mbron epitetin kampion aktual, ndërsa pritet të shihet se cilat skuadra tjera kanë pretnedime për kreun e tabelës. Klubi i futbollit Besa e Dobërdollit në afatin kalimtar të verës në radhët e veta ka sjell përforcime mjaftë mira dhe të shohim se si do të adaptohet gjatë kampionatit.
Pra kampionati në Ligën e parë fillon me shpresë se do t% jetë më mire nga ai vitit të kaluar.