Të dielën në program janë pesë sfida të javës së 26-të në Ligën e pare të futbollit vendor. Takime më interesante priten në Maxhari, Shtip dhe Gjorçe Petrov . Të gjitha ndeshjet nisin në ora 15:00.
Në Gjorçe Petrov, skuadra vendase, pas fitores befasuese kundër Gostivarit, do të përpiqet ta surprizojë edhe Shkëndinë.
Sulmuesi 21 vjeçar Fiton Ademi në fitoren 4:1 ndaj Bregallnicës realizoi golin e parë si senior me Shkëndijën. Ai shprehet optimist se tetovarët do të marrin tri pikët në Gjorçe.
“Atmosfera shumë pozitive këtë javë sepse ne kërkuam shumë fitoren kundër Bregallnicës dhe besoj se do të vazhdojmë nëse jemi në element at ditë, të dielën kundër Gjiorçes do të dalim përsëri fitmitar”, tha Fiton Ademi.
Por, Futbollisti Ademi thotë se ekipi i Makedonija Gj.P nuk duhet nënvlerësuar.
“Po është e vërtet se nuk duhet të nënvlerësohet po mendoj se me angazhimin tone dhe me kualitet si lojtar që i kemi mendoj se do dalim fitues”, tha Fiton Ademi.
Në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari Vardari përballet me liderin ne renditjen e tabelës Struga Trim Lum, Bregallnica në Shtip përballet me Shkupin, Voska Sport është nikoqire e Rabotniçkit, ndërsa në Kavadar, Tikveshi përballet me AP Brera.
E shtunë në ora 15:00
Sileksi – Gostivari
E diel në ora 15:00
Bregalnica – Shkupi
Makedonija Gj.P – Shkëndija
Tikveshi – AP Brera
Vardari – Struga Trim Lum
Voska Sport – Rabotniçki
Tabela:
1.Struga Trim Lum 54 pikë, 2.Shkupi 51, 3.Shkëndija 48, 4.Sileksi 36, 5.Tikveshi 33, 6.Gostivari 32, 7.AP Brera 30, 8.Rabotniçki 27, 9.Voska Sport 27, 10.Vardari 26, 11.Makedonija Gj.P 24, 12.Bregallnica 22 pikë./tvklan.mk