Kampionati në Ligën e Parë të futbollit vendor vazhdon të shtunën dhe të dielën me ndeshjet e javës së tretë. Të shtunën në program është sfida mes Makedonija Gj.P – Pobeda , ndeshje kjo e cila kla rëndësi për të dyja skuadrat pasi akoma nuk e kanë shijuar fitoren. Derisa Makedonija Gj.P që drejtohet nga trajneri Muharem Bajrami në xhiron e parë ishte be lire, ndërsa në javën e dytë pësoi nga Shkupi në Çair 2-1.
Nga ana tjetër Pobeda pas kthimit në elitën e futbollit ka dy humbje nga Struga Trim Lum 0-3 dhe nga Tikveshi 0-1. Ndeshjen Makedonija Gj.P – Pobeda do ta referoj Jovan Kaçevski nga Struga.
Në ndeshjet tjera të javës së tretë që do të zhvillohen të dielën me fillim në orën 17:00, takohen: Sileksi – Skopje (Krumisllav Georgiev), Akademija Pandev – Shkëndija (Igor Stojçevski), Struga Trim Lum – Rabotniçki (Aleksandar Grujoski) dhe Tikveshi – Bregallnica (Marjan Mladenovski).FC Shkupi është i lirë. /KlanMacedonia/