Liga e Parë: Makedonija Gj.P mposhti Pobedën 3-1

Java e tretë në Ligën e Parë të futbollit vendor filloi me ndeshjen mes Makedonija Gj.P – Pobeda e cila përfundoi me fitoren e ekipit që drejtohet nga trajneri Muaherm Bajrami me rezultatin e thellë 4:1.

Autor të golave për ekipin e Makedonija Gj.P, ishin Sefer Emini autor i 2 golave Kristijan Stojkoski dhe Xhon Mena Perez nga një gol. Autor I golit të vetëm pë ekipin nga Prilepi ishte Atdhe Mazari .

Pas kësaj fitore, Makedonija GJ.P renditet në pozitën e 5-të me 3 pikë, ndërsa Pobeda edhe pas tre ndeshjeve mbetet pas asnjë pikë të fituara dhe mbeten në pozitën e 10-të.

Katër takimet tjera të javëas së tretë zhvillohen të dielën në ora 17-të, takohen: Akademija Pandev – Shkëndija. Struga Trim Lum – Rabotniçki, Sileksi – Skopje dhe Tikveshi – Bregallnica. FC Shkupi është i lire.

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share