ALIMI- JEMI TË GATSHËM DHE SHPRESOJ QË MARRIM MAKSIMUMIN
Të dielën me fillim në orën 17:30 do të zhvillohen dy ndeshje të xhiros së parë Sileksi – Rabotniçki dhe Akademija Pandev – Bregallnica. Në të dyja këto sfida epilogu është i paparashikueshëm pasi të gjitha ekipet pretendojnë se kanë zhvilluar përgatitje të duhura.
Një ndeshje mjaftë interesante dhe e paparshikueshme do të zhvillohet në Kratovë midis Sileksit dhe Rabotniçkit. Te skuadra e “romantikëve” pas plotë shtatë muajve në ekip kthehet për çdo sfidë që pretë njëri ndër mesfushorët më të mirë në Ligën e Parë, Armend Alimi. Këtë e pohoi ai vetë në një deklaratë ekskluzive për KLanMaqedoni.
“Jam munduar të kthehem sa më shpejt duke ju përmbajtur rekomandimeve mjekësore dhe gjithçka ka shkuar në rregull dhe tash po shpresoj që ngadal ngadal të filloj edhe me ndeshje. Kam luajtur në disa ndeshje miqësore mirëpo nga pak dhe shpresoj në këto ndeshjet e para të kampionatit të jem i gatshëm për një minutazh të vogël”,deklaroi për tv KlanM. Armend Alimi – Futbollist I Kf Rabotniçkit
Rabotniçki në pritje të sezonit të ri ka zhvilluar përgatitje cilësore, ka freskuar ekipin me disa lojtar të ri dhe kjo do të shihet që në ndeshjen e së dielës kundër Sileksit në Kratovë ku pritet ndeshje e vështirë dhe e paparishikueshme
“Në Kratovë gjithmonë janë ndeshjet e vështira përkundër faktit që Sileksi sapo kthehet nga Liga e dytë e Maqedonisë. E dimë se në Kratovë çdo herë luhet futboll i ashpër, futboll i rëndë. Por, ne jemi të gatshëm dhe shpresoj që marrim maksimumin e pikëve”,deklaroi për tv KlanM. Armend Alimi – Futbollist I Kf Rabotniçki.
Një ndeshje tepër interesante pritet edhe në Strumicë aty ku do të përballen nënkampioni Akademija Pandev dhee Bregallnica e Shtipit, dy ekipe që kanë pretendime për pjesën e epërme të tabelës në sezonin 2022/2023./KlanMacedonia/