SHKËNDIJA SHPRESON NË FILLIM TË MBARË SI NIKOQIRE
Kampionati në Ligën e parë të futbollit vendor, vazhdon të mërkurën sipas orarit të paraparë, kështu që të mërkurën në program janë pesë takime të xhiros së katërt të sezonit vjeshtor. Ndeshja Voska Sport – Struga Trim Lum, është anuluar për datën 27 shtator. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:00.
Shkëndija pas dy fitoreve në transfertë dhe një ndeshje të anuluar nesër debuton para publikut vendas me ndeshjen kundër Bregallnicës së Shtipit. Për ndeshjen në fjalë sulmuesi Dashmir Elezi thotë se kuqezinjtë do vazhdojnë serinë e lojërave të mira pasi do të kenë përkrahjen e tifozëve kuqezi.
“Të them të drejtën mendojmë që do të jetë ndeshje e vështirë kundër Bregallnicës, por duke marr para sysh që do të kemi përkrahjen e “ballistëve” dhe tifozëve mendoj që tre pikët do të mbeten në Tetovë. Po gjithmonë duke punuar pa u ndal dhe duke shpresuar tek zoti mendoj se këtë sezon do bëhemi kampion dhe unë do ta ndihmoj ekipin”, tha Dashmir Elezi.
Në stadiumin e Gjorçe Petrovit do të përballen Makedonija Gj.P dhe FC Shkupi, dy ekipet të cilat kampionatin e ri nuk e kanë filluar ashtu siç kanë dëshiruar. Gostivari pas tre humbjeve në fillim të sezonit, nesër është nikoqire e Rabotniçkit, duke shpresuar që do të bëjë kthesë pozitive sa i përket rezultateve. Edhe Vardari ka tre humbje të njëpasnjëshme, nesër kundër Sileksit do të mundohet të fiton pikët e para në sezoonin vjeshtor. Lideri aktual në renditjen tabelore Akademia Brera në Strumicë është nikoqire e Tikveshit ku do të tenton të vazhdon serinë e fitoreve. Të gjitha ndeshjet fillojnë ora 16:00./KlanMacedonia