Liga e Parë: Java e 27 fillon të shtunën me tre sfida interesante

Të shtunën dhe të dielën në program janë ndeshjet e xhiros së 27-të në Ligën e parë të futbollit vendor . Për shkak të ndeshjeve kthyese të gjysmëfinales së Kupës ndeshjet e katër këtyre skuadrev do të zhvillohen të shtunën, ku takohen: Shkupi – Makedonia Gj.P, AP Brera – Voska Sport dhe Gostivari – Tikveshi

Ndeshje më tërheqëse do të zhvillohet në stadiumin e Turnovës aty ku do të përballen AP Brera – Voska Sport. Për skuadrën e Ohrit kjo ndeshje është jetike për të siguruar mbijetesën sidomos pas disa barazimeve para publikut vendas.

Në pritje të kësaj ndeshje futbollisti Fatjon Jusufi deklaroi “ “Udhëtojmë në transfert të vështirë, po i afrohet fundi kampionatit dhe çdo ndeshje është finale, jemi shumë afër njera tjetrës në pjesën e poshtme dhe secila ekip lufton për të qenë serish pjesë e më të mirëve për sezonin e ardhem, sigurisht që ne po pregaditemi vazhdimisht dhe i marrim ndeshjet një nga një dhe jemi optimist se si në këtë ndeshje në Strumicë poashtu edhe në ndeshjet e tjera do t’ia dalim” tha ai.

Ekipi i Shkupit në Çair përballet me rivalin e vet tradicional Makedonija Gj.P. Vendasit luftojnë për kreun e tabelës, ndërsa mysafirët për mbijetesë. Pikërishtë për këtë pritet një ndeshje e pa parashikueshme edhe pse FC Shkupi konsiderohet favorite absolute

Ndeshje interesante pritet edhe në stadiumin e Gostivarit aty ku do të përballen Gostivari vendas dhe TikveshiiI Kavadarit. Skuadra vendase ka detyrim që të tregon lojë të mirë sidomos pas disfatës së fundit turpëruese nga Makedonija Gj.P 1-4 në xhiron e 25-të.

Tre ndeshjet tjera të javës së 27-të, zhvillohen të dielën. takohen: Rabotniçki – Vardari, Struga Trim Lum- Bregallnica, Shkëndija Sileksi, Të gjitha ndeshjet e javës së 27-të fillojnë në ora 15:00.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share