Liga e Parë: Java e 14-të me duele interesante!

Derbi i dy skuadrave të fundit në qendër të vëmendjes

Në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, zhvillohet derbi i dy  skuadrave që aktualisht mbajnë dy pozitat e fundit në tabelë, Vardari që ka 11 pikë dhe Voska Sport me 13 pikë, që do të thotë se pikët  janë jetësore për të dyja skuadrat.

Ekipi i Voska Sport në ndeshjet e fundit ka treguar lojë cilësore por kanë munguar fitoret  si në Gostivar, Tetovë dhe Ohër, por kualifikimi në gjysmëfinale të Kupës jep shpresë  se do të vijojë seria e rezultateve pozitive.

“Ky është futbolli, thjeshtë nuk kemi kohë për të festuar. U kualifikuam në gjysmëfinale kjo është punë e madhe. Vazhdojmë më tutje me një ndeshje shumë të vështirë kundër Vardarit, jemi të vetëdijshëm për këtë pasi një herë jemi ballafaquar me ato, ndeshjen e parë e fituam. Unë shpresoj se do të gjejmë forcë të japim maksimumin dhe të nxjerrim rezultat pozitiv në Shkup”, tha Miljan Radoviq, trajner i Voska Sport.

Në Strumicë takohen AP Brera – Struga Trim Lum. Kampionin në fuqi tanimë ka lënë pas fitoren ndaj Shkëndijës pasi e gjithë vëmendjen e ka kthyer te ndeshja e nesërme në Strumicë për t’iu revanshuar Brerës për disfatën në rrethin e parë. 

Shkëndija pas disa zhgënjimeve në xhirot e fundit të shtunën kundër Tikveshit me lojë të mirë do të mundohet t`i bind tifozët se do t`i kthehen fitores.

Gostivari  në ndeshjen kundër Bregallnicës  vetëm duhet të dëshmojë se rezultatet e fundit nuk ishin të rastit.

Në Gjorçe Petrov  skuadra zhvillohet  derbi I  dy  skuadrave  fqinje Makedonija Gj.P – Rabotniçki, ndërsa të dielën në Kratovë Sileksi takohet me liderin e tabelës FC Shkupi.

Të gjitha takimet fillojnë në ora 13:00.

Java e 14-të, takohen

Vardari – Voska Sport

AP Brera – Struga trim Lum

Shkëndija – Tikveshi

Gostivari – Bregallnica

Makedonija Gj.P – Rabotniçki

Sileksi – Shkupi

KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share