Fiton FC Shkupi, Shkëndija barazon në Tetovë
Struga Trim Lum me fitioren 2:0 kundër Tikveshit është edhe një hap pranë titullit kampion. Me këto tri pikë ekipi që drejtohet nga starategu, Shpëtim Duro është në epërsi prej pesë pikëve nga ekipi i Shkëndijës dhe shtatë pike më tepër se kampioni në fuqi, FC Shkupi. Autorë të golave me vlerë të artë ishin Davkov (autogol) dhe kapiteni Bunjamin Shabani.
Shkëndija edhe pse gjatë 90 minutave lojë dominoi në terren të gjelbërt, por ama sulmuesit kuq e zi nuk arritën të mposhtin portierin Bozhinovski. Me këto dy pike të humbura në cilësinë e vendasit, mbetet një hap larg titullit kampion edhe pse deri në fund të kampionatit ka edhe katër ndeshje.
FC Shkupi u rikthye te fitorja, duke mundur në shtëpi Bregallnicën me shifrat 3:0. Autor i dy golave ishte Adetunji, ndërsa një gol realizoi Fredy Alvarez.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Akademija Pandev në përballjen me Pobedën e Prilepit 2:0, ndërsa Makedonija Gj.P fitoi ndaj Skopjes 2:1.
Pas këtyre rezultateve është e dukshme se Skopje do të luajë në balotazh për mbijetesë me Vardarin, ndësa Pobeda do të luajë në Ligën e Dytë./KlanMacedonia/
Rezultatet e javës së 29-të
Struga Trim Lum – Tikveshi 2-0
Shkëndija – Sileksi 0-0
Shkupi – Bregallnica 3-0
Ak.Pandev – Pobeda 2-0
Makedonija Gj.P – Skopje 2-1.
TABELA: 1 Struga TL 56, 1.Shkëndija 51, 3.FC Shkupi 49, 4.Sileksi 44, 5.Bregallnica 37, 6. Makedonija Gj.P 36, 7. Tikveshi 31, 8.Rabotniçki 31, 9.Akademija Pandev 26, 10.Skopje 19, 11.Pobeda 13 pikë.
Java e 30, me 30 prill, takohen: Bregallnica – Struga Trim Lum, Pobeda – Skopje, Shkëndija – Makedonija Gj.P , Sileksi – Shkupi, dhe Tikveshi – Rabotniçki. Akademija Pandev është e lirë.
Përgatiti: Shaban Sinani