Liga e parë: Fitojnë Shkupi, Shkëndija dhe Sileksi

ATDHE MAZARI I POBEDËS GJUNËZOI STRUGA TL

Tre fitore të skuadrave vendase dhe dy të ekipeve mysafire me 11 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 12-të në futbollin vendor. Tabelën e kryeson Struga Trim Lum  me 25 pikë, vetëm me tre pikë para Shkëndijës dhe katër pikë tepër se Shkupi dhe Sileksi

Kampioni I fuqi  FC Shkupi, sot mundi Tikveshin me rezultatin 4-2. Autor të golave për vendasit ishin Mladenovski, Alvarez, Besir Demiri dhe Margvelashvili, ndërsa golat për Tikveshin i shënuan  Varelovski  dhe Mishov. Pas kësaj  fitoreje  Shkupi tani me 21 pikë

Në Lagjen e Autokomandës, skuadra kuqezi  vazhdon  rrugëtimin e fitoreve në cilësinë e mysafirit, kësaj radhe mundi Skopjen me rezultatin  0-1. Golin e fitores e shënoi Ljupço Doriev.

Në stadiumin “Goce Dellçev” në Prilep, Pobeda me dy golat e shqiptarit Atdhe Mazarit  mundi liderin në renditjen e tabelës Struga Trim Lum 2-0

Në arenën “Todor Proevski skuadra e Rabotniçkit edhe njëher zhgënjeu tifozët me humbje në terren vendas, kësaj radhe  me Sileksin 0-1, me golin që e shënoi Obadoviq

Në ndeshjen e djeshme Bregallnica në Shtip mundi Akademia Pandevin  1-0 me një gol të vetëm të Dodevit.

Pas 12 xhirove të zhvilluara  tabelën e kryeson Struga Trim Lum me  25 pikë, para Shkëndijës që ka 22 dhe Shkupit me 21

Rezultatet

Shkupi – Tikveshi  4-2

Skopje – Shkëndija  0-1

Rabotniçki – Sileksi 0-1

Bregallnica – Ak. Pandev  1-0

Pobeda – Struga TL  2-0

Tabela: 1.Struga Trim Lum  25 pikë, 2. Shkëndija 22, 3.Shkupi 21, 4.Sileksi  21, 5.Tikveshi 16, 6.Bregallnica 15, 7.Makedonija Gj.P .12, 8. Pobeda 11, 9.Rabotniçki  11, 10. Ak.Pandev  8, 11.Skopje 5 pikë.

 Përgatiti: Shaban Sinani

Lexo gjithashtu
Total
0
Share