Liga e parë: FC Shkupi “torpedoi” Pobedën në Prilep

SKOPJE BARAZON ME STRUGA TRIM LUM

Një fitore e vendasve, tre barazime dhe një  fitore e ekipit mysafir, me 11 gola të shënuar, është epilogu i ndeshjeve të javës së 26-të në Ligën e parë të futbollit vendor.

Kampioni  në fuqi FC Shkupi nga Prilepi kthehet me tre pikë pas  fitores  6-0 kundë Pobedës në Prilep. Autor të golave pë “çairasit” ishin Adetunji 2, Cefas 2 dhe Alvarez dhe Danfa  nga  një gol. Me tre pikët Shkupi sërish kthehet në pozitën e dytë  tani me 45 pikë  dhe vazhdon të mbetet pretendent  për titullin kampion.

Lideri në renditjen e tabelës Struga Trim Lum me golin e Besart Ibraimit në minutën e 15-të kishte epërsi deri në minutën e 87-të, kur kamerunasi Musinga barazoi rezultatin në 1-1. Struga Trim Lum vazhdon të mban pozitën e parë tani me 50 pikë.

Bregallnica në Shtip, shënoi  fitore  2-1  kundër Makedonija Gj.P. Autor të golave  pë vendasit ishin Gjeorgjiev dhe Nikollov, ndërsa  golin e nderit për mysafirët  e shënoi Jovkoviq.

Dy ndeshje të  tjera  Akademija Pandev -Rabotniçki  dhe  Tikveshi – Sileksi  përfunduan me  rezultat të barabart  0-0.

Përgatiti: Shaban Sinani

Lexo gjithashtu
Total
0
Share