Liga e Parë e Futbollit: Struga TL fitore bindëse kundër Pelisterit!

Skuadra e Struga TL në terrenin vendas shënoi fitore të thellë kundër Pelisterit 4:1 në ndeshjen e parë në kuadër të xhiros së 26-të në Ligën e Parë të Futbollit,

Golashënues I dyfishtë për Strugën ishte Kehinde kurse nga një gol shënuan edhe Vlajkoviq dhe Shabani. Për mysafirët nga Manastiri shënoi Ristevski nga penaltia.

Ndeshjet tjera të xhiros së 26-të zhvillohen të dielën me fillim në ora 15:00, ku takohen;

Tikveshi – Shkëndija, Voska Sport – Sileksi, Besa 1976 – Gostivari, AP Brera – Vardari dhe Shkupi – Rabotniçki.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share