Liga e parë e futbollit/ Shkëndija mposht Vardarin – kryeson tabelën!

Në hapje të sezonit pranveror Shkëndija fiton derbin e madh kundër Vardarit në Shkup. Me golat e Besart Ibraimit dhe Tambas “tetovarët” dolën triumfues në këtë ndeshje duke marrë kryesimin në renditjen tabelore. Golin për Vardarin e shënoi Zakariq.

Fitore shënoi edhe skuadra e Shkupit kundër Rabotniçkit, sikurse edhe Gostivari në minutat e fundit shtesë përmes penaltisë mposhti Strugën.

Rezultatet:

VARDARI – SHKËNDIJA          1:2

GOSTIVARI – STRUGA           1:0

SHKUPI – RABOTNIÇKI           2:0

VOSKA SPORT – BESA           2:0

PELISTERI – AP BRERA           0:0

SILEKSI – TIKVESHI  

Lexo gjithashtu
Total
0
Share