Me ndeshjen Bregallnica – Rabotniçki që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Shtipit të shtunën me fillim në ora 16:00, hapet sipari i xhiros së 28 në Ligën e parë të futbollit vendor. Kjo ndeshje për skuadrën e Bregallnicës është jetike për mbijetesë duke marrë para sysh se aktualisht është në pozitën e parafundit me vetëm 26 pikë apo një më tepër se vendi i fundit, ndërsa ekipi i Rabotniçkit është në situatë pak sa më të mirë pasi me 31 pikë mbanë pozitën e tetë në renditjen e tabelës.
Pesë përballjet tjera do të zhvillohen të dielën me fillim në ora 16:00, ku veçohet ndeshja në stadiumin “Boris Trajkovski” mes Vardarit dhe Voska Sport. Një derbi i dy skuadrave që luftojnë për të siguruar mbijetesën në Ligën e pare. Kur jemi te java e 28, duhet theksuar se komisioni për delegimin e referëve ka publikuar emrat e arbitrave që do ndajnë drejtësi
Dyshet dhe arbitrat e javës së 28-të:
Bregallnica – Rabotniçki (Stojançe Trpçevski -Kavadar
Gostivari – AP Brera (Aleksandar Stavrev – Shkup)
Tikveshi – Shkëndija (Jovan Kaçevski – Strugë)
Sileksi – Shkupi (Aleksandar Grujoski – Kërçovë)
Makedonija Gj.P – Struga TL (Krumisllav Gjorgjiev – Shtip)
Vardari – Voska Sport (Dimitar Pileshkov – Shtip)
Tabela: 1.Struga Trim Lum 55, 2.Shkupi 54, 3.Shkëndija 52, 4. Sileksi 37, 5.Tikveshi 36, 6.Gostivari 36, 7.AP Brera 33, 8. Rabotniçki 31, 9.Vardari 29, 10. Voska Sport 28, 11. Bregallnica 26, 12. Makedonija Gj.P 25 pikë