FITOJNË SILEKSI DHE RABOTNIÇKI
Një fitore të vendasve, dy barazime dhe dy fitore të skuadrave mysafire me vetëm pesë gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 28-të në Ligën e Parë të futbollit vendor.
Katër ndeshjet e javës së 28-të në elitën e futbollit vendor sollën një fitore për vendasit, dy barazime dhe një fitore të ekipit mysafirë. Ndeshja derbi në kavadar mes Tikveshit vendas dhe Shkupit përfundoi me barazim pa gola me çka skuadra nga Çairi është një hapë pas për të mbrojtur titullin kampion. Fitore të rëndësishme për të siguruar pozitӕn e katër shënoi Sileksi kundër makedonija Gj.P me një gol të vetëm që e shënoi Manasievski. Pobeda pas disfatës së sotme kundër Rabotniçkit në Prilep 0-1 përfundimisht i humbi edhe gjasat teorike pë të mbijetuar. Golin e vetëm e shënoi Kire Markovski.
Takimi në Autokomand mes Skopjes dhe Akademija Pandevit përfundoi me barazim 1-1. Autor të golit per vendasit ishte Omeragiq ndërsa pë miqët Kërstevski. Dje në Shtip, Shkëndiaj me golin e Klisman Cajkes mundi Bregallnicën 0-1.
Rezultatet komplete të javës së 28-të:
Skopje – Akademia Pandev 1-1
Pobeda – Rabotniçki, 0-1
Sileksi – Makedonija Gj.P 1-0
Tikveshi – Shkupi 0-0
Dje në Shtip, Bregallnica – Shkëndija 0-1.
Tabela: 1.Struga Trim Lum 53 pikë, 2.Shkëndija 50, 3.Shkupi 45, 4.Sileksi 40, 5.Bregallnica 37, 6.Makedonija Gj.P 33, 7.Tikveshi 31, 8.Rabotniçki 31, 9.Akademia Pandev 23, 10.Skopje 19 dhe 11.Pobeda 13 pikë.
Në xhiron e 29-të që zhvillohet të mërkurën me fillim në orën 16:00, takohen: Akademija Pandev – Pobeda, Makedonija Gj.P – Skopje, Shkëndija – Sileksi, Shkupi – Bregallnica dhe Struga TL – Tikveshi./KlanMacedonia/
Përgatiti: Shaban Sinani