Liga e Parë: Aleksandar Stavrev referon ndeshjen Besa – Shkëndija

Në pragë të xhiros së parë të kampionatit të ri 2024/2025, në Ligën e Parë të futbollit vendor, komisioni për delegimin e referëve në kuadër të FFM-s ka publikuar emrat e atyre të referëve që do të ndajnë drejtësi. Kështu që ndeshja më tërheqëse e xhiros së pare që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gostivar i është besuar arbitrit ndërkombëtar Aleksandar Stratev nga Shkupi me ndihmësit Dejan Kostandinov dhe Goce Petrevski, refer i katërt do të jetë Aleksandar Vasilevski të gjithë nga Shkupi, delegate është Goce Shopovski nga Struga, ndërsa kontrollor Zoran Nikollovski nga Shkupi

Ndeshjen në Strugë mes kampionëve të Struga Trim Lum dhe fituesve të Kupës ekipit të Tikveshit , drejtësi do ndaje Dimitar Pileshkov nga Shtipi. Në Çair kryesor është arbitri Vlatko Ilioski nga Prilepi, Në Manastrir drejtësi ndanëStojançe Trpçevski, në arenën “Todor Proeski” referon Aleksandar Grujovski dhe në Strumicë, ku AP Brera përballet me Vardarin drejtësi do të ndanë strugani Jovan Kaçevski.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen të dielën dhe fillojnë ora 17:00, pos takimit në Strumicë që fillon në ora 20:00

Struga Trim Lum – Tikveshi (Dimitar Pileshkov – Shtip)

Besa – Shkëndija (Aleksandar Stratev – Shkup)

Rabotniçki – Sileksi (Aleksandar Grujovski – Kërçovë)

Pelesteri – Gostivari (Stojançe Trpçevski – Kavadar)

Shkupi – Voska Sport (Vlatko Ilioski – Prilep)

AP Brera – Vardari (Jovan Kaçevski – Strugë)

Lexo gjithashtu
Total
0
Share