Liga e Konferencës: Tirana, Vllaznia, Drita dhe Laçi lamtumirë garave europiane

Pas ndeshjeve  të kthimit  në raundin e dytë kaulifikues në UEFA Koncerencë Liga , katër skuadra  shqiptare Tirana, Vllaznia, Drita dhe Laçi  i dhanë fundë rrugëtimit të tyre  në garat europiane për këtë sezon.

Laçi pas barazimit në transfertë ndaj Petrokub, mbrëmë  në “Elbasan Arena  pësoi debakël duke humbur 1-4, edhe pse pjesën e parë e përfunduan me epërsi 1-0.

Vllaznia pas  barazimit në ndeshjen e parë  në “Loro Boriqi” në  at të kthimit në Kraiova humbën 3-0.

Drita e Gjilanit  në ndeshjen e parë në transfertë ndaj Anverpit luajti me barazim  pa gola  që jepte  shoresë pë ndeshjen  kthyese  në “Fadil Vokrri” por ka që nuk ja arritën  pasi  pësuan  0-2.

“Bardheblutë” nuk ia dolën të bënin një mrekulli  ndaj boshnjakëve të Zrinjskit në Mostar duke u “deklasuar” që në pjesën e parë pasi pësuan 2 gola. Në të dytën ndryshoi diçka, por jo aq sa për të arritur kualifikimin duke humbur sërish  kësaj radhe me rezultatin 3-2.

Pra  katër  skuadrat  shqiptare I thane lamtumieë garave  europiane për  këtë edicion në Konferencë Ligë.

 

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share