Liga e Konferencës/ Shkëndija përfundon “aventurën” evropiane!

LIGA E KONFERENCËS

Skuadra tetovare Shkëndija për të dytin vit rradhazi eliminiohet që në raundinm e parë të UEFA Konferencë Liga, kësaj radhe nga skuadra armene Noah me dy humbje 2-0 në ndeshjen e parë dhe dhe 2-1 mbrëmë.

Shkëndija pësoi zhgënjimin e radhës në garat europiane, por kësaj radhe zhgënjimi ishte edhe më madh pasi në tribunat e stadiumin kishte vetëm diçka mbi një mijë tifozë prej të cilëve afro 100 nga tifo grupi “Ballistët”dhe kjo atmosferë e zymtë u vërejtë edhe në lojën e ekipit kuqezi që edhe u eliminua nga garat e mëtutjeshme europiane. Pas ndeshjes trajneri Beqiri para gazetarëve komentoi lojën e ekipit të tij

“Mendoj se nuk ishin në nivelin që duheshte të ishim në momentin të veçanta. Edhe kur patëm mundësi të shënojmë dhe ta kthejmë ndeshjen të shpresojmë për më shumë ne humbëm disa raste të pastërta, Pastaj edhe me ashtu gabime sa i përket situatës të pranimit të golave dhe mos realizimin e rasteve para portës kundërshtare në ndeshjet europiane vjenë edhe dënimi”, tha Beqiri.

Nëse jo dicka tjetër, të paktën, nga këto ndeshje evropiane skuadra mbase ka fituar përvojën e nevojshme.

“Gjithsesi është një eksperiencë, ndeshjet europiane janë ndeshje të nivelit të lartë dhe çdo gabim dënohet në mënyrën më të keqe të mundëshme. Ne do flasim me futbollistët dhe do analizojmë dhe është e rëndësishme qëtë mësojmë nga gabimet”, tha Beqiri.

Nga garat e UEFA Konferncë Liga që në raundin e parë është eliminuar edhe Tikveshi i Kavadarit nga islandezët e Brediablik pas në ndeshjen kthyese pësuan 3-1 ndërsa nga ndeshja e parë kishin epërsi 3-2. Tani nga ekipet e Maqedonisë së Veriut në Konferencë Liga do të garon vetëm Struga Trim Lum./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share