Kampioni i Kosovës, Ballkani bëri mbrëmë një hap të madh drejt kualifikimit për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Në takimin e parë të “PlayOff-it”, Ballkani e mposhti bindshëm BATE Borisov me shifrat 4:1, ndërsa tani është vetëm 90’ minuta larg që të vazhdoj tutje në këtë garë.
Në rast të kualifikimit për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, Ballkani do të mbush arkat e klubit pasi që do të fitojë shifra të majme.
Nga pjesëmarrja në grupet e Ligës së Konferencës, kampioni i Kosovës do të përfitojë 2.94 milionë euro. Ndërkaq, për çdo fitore në ndeshjet e grupeve, shpërblimi është 500 mijë euro, ndërsa barazimi vlen 166 mijë euro.
Ndeshjen e kthimit kundër BATE Borisov skuadra e Ballkanit e zhvillon më 31 gusht me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Varosi”.