Liga e Konferecës: Olympiakosi fitues i trofeut, në finale mundi Fiorentinën 1-0, pas vazhdimeve

Olympiacosi është fitues i kompeticionit të tretë për nga rëndësia që organizohet nga UEFA, ajo e Ligës së Konferencës për edicionin 2023/24.

Gjiganti grek Olympiakos në finale pas 120 minutave lojë arriti të shënoj  fitore  minimale 1-0, kundër italianëve të Fiorentnës me një gol të vetëm që e shënoi  El Kaabi  në minutën e 116 të lojës, gol i cili ia siguroi edhe trofeun e garës më prestigjioze evropiane për klube.

Fiorentina kësisoj e humb finalen e dytë rresht në Ligën e Konferencës, pas asaj të vitit të kaluar nga West Ham. 

Ndërkaq për Olympiakosin ishte  ky  trofeu i pare nga një garë e madhe  siç është Konferencë Liga, prandaj edhe festa pas këtij suksesi ishte e madhe

Lexo gjithashtu
Total
0
Share