Liga e Kombeve: RMV-ja shënoi fitore ndaj Gjibralltarit 2-0

Autor të golave Bardhi dhe Nikollov

Me golat e Enis Bardhit dhe Nikollovit, reprezentacioni I Maqedonisë së Veriut mundi Gjibralltarin në transfert 2-0, në kuadër të Ligës së C, grupi 4 në edicionin e tretë të UEFA Liga e Kombeve.

Ndeshja kundër Gjibralltarit që u zhvilluar në stadiumin “Viktoria” ishte një rast I mire që seleksionuesi Bllagoja Milevski të ndryshon formacionin në krahasim me ndeshjen e parë kundër Bullgarisë që përfundoi me barazim 1-1 .

 

Pas kësaj ndeshje reprezentacioni do të kthehet në vend ku do të vazhdoj përgatitjet pë dy ndeshjet tjera kundë Gjeorgjisë më 9 qershor dhe Gjibralltarit më 12 qershor. Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Me tri pikët e fituara kundë Gjibralltarit pas dy ndeshjeve të zhvilluara Maqedonia e Veriut ka 4 pikë. Sonte nërën 21:00 zhvillohet takimi tjetër I këtij grupi Bullgari – Gjerogji.

 

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share