Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut në futboll nga sot është mbledhur sërish në Shkup. Trajneri Blagoja Milevski ka në krah më të mirët, ata që ai vetë i ka zgjedhur dhe për të cilët beson se mund të kenë një paraqitje të re cilësore në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Sfidat fillojnë me një vizitë në Ishujt Faroe më 7 shtator dhe Armenia do të mbërrijë në Shkup tre ditë më vonë.
Objektivi është i qartë, dy fitore, edhe pse nuk do të jetë e lehtë për t’u arritur. Por besimi ekziston dhe motivet nuk kanë munguar asnjëherë në fanellën e kombëtares së Maqedonisë së Veriut.
EMËR I RI NË STOLIN E VARDARIT
SRGJAN ZAHARIEVSKI TRAJNERI RI I VARDARIT
Ish-lojtari i njohur i kombëtares maqedonase dhe futbollisti i Vardarit, Srgjan Zaharievski, është emëruar trajner i ri i Vardarit.
Pas ndarjes me Goran Petreskin, drejtuesit e rinj të klubit vendosën t’i japin besimin 50-vjeçarit Zaharievski, i cili katër vitet e fundit drejtoi ekipet e Strugës dhe Voska Sport.
Zaharievski ka udhëhequr Metalurgun dhe Pelisterin më herët në karrierën e tij, ndërsa tani për herë të parë qëndron në krye të Vardarit, klub për të cilin luajti si lojtar nga viti 2001 deri në vitin 2004.
NDRYSHIME EDHE NË STOLIN E STRUMICASVE
GORAZD MIHAJLOV TRAJNER I AP BRERA
Ndërkaq trajneri i mëparshëm i Vardarit, Gorazd Mihailov, merr drejtimin e skuadrës së ligës së parë të Strumicës AP Brera.
Sipas informacioneve , drejtuesit e Brera Strumica, pas ndërprerjes së kontratës me serbin Bojan Krulj, tani kanë vendosur që strategu 50-vjeçar maqedonas të jetë kreu i ri i shtabit profesional në përpjekje për të rikthyer atmosferën dhe rezultatet në klub. Mihailov më shumë se sukses ka udhëhequr ekipet Sileksit dhe Vardarit në dy vitet e fundit, si rekomandim për drejtuesit e AP Brera.
Gjatë gjithë karrierës së tij si trajner, Mihailov ka udhëhequr edhe ekipet e Borecit nga Velesi, Teteksin, Napredokun, Pelisterin dhe Ohërin në skenën e futbollit vendor, si dhe Rudar Prijedor në Bosnje dhe Hercegovinë. /tvklan.mk